English | Français
bosanski/hrvatski/srpski
Македонски
FAQJA KRYESORE
një faqe prapa
TË DHËNAT MBI RASTIN
HARADINAJ DHE TË TJERËT. LËNDA (IT-04-84)
 


AKTAKUZA DHE AKUZAT

Aktakuza fillestare kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt u konfirmua më 4 mars 2005 dhe u publikua më 10 mars 2005. Më 26 prill 2006, Prokuroria parshtroi një aktakuzë të ndryshuar dhe më më 25 tetor 2006 Dhoma Gjyqësore e konfirmoi atë aktakuzë si dokumentin në fuqi për këtë çështje gjyqësore. Pas gjetjes së gabimeve në atë parashtrim, Prokuroria parashtroi aktakuzën e ndryshuar për herë të dytë të rishqyrtuar më 10 nëntor 2006, e cila u konfirmua më 12 janar 2007.

Më 29 maj 2007 and 6 qershor 2007, Prokuroria njoftoi Dhomën Gjyqësore në lidhje me identifikimin e dy viktimave të paidentifikuara që ishin parashtruar në aktakuzë si viktima anonime dhe për atë arsye kërkoi kohë për të ndryshuar aktakuzën e ndryshuar për here të dytë dhe të rishqyrtuar. Më 5 shtator u aprovua koha dhe aktakuza e ndryshuar për here të tretë u konfirmua nga Dhoma Gjyqësore si dokumenti në fuqi për këtë çështje. M çështje 7 shtator 2007 Prokuroria parashtroi aktakuz aktakuzën e ndryshuar pë here të tretë.

Më 27 shtator 2007, Prokurori njoftoi Dhomën Gjykuese për identifikimin e viktimës që ishte parashtruar në aktakuzë si viktimë e paidentifikua dhe për atë arsye kërkoi kohë më 28 shtator 2007 për të ndryshuar aktakuzën. Më 15 tetor 2007 kjo kërkesë u miratua dhe aktakuza e ndryshuar pvr here të katërt u konfirmua si dokumneti në fuqi. Më 16 tetor 2007 Prokuroria parashtroi aktakuzën e ndryshuar për herë të katërt.
Pohohet se Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ishin bashkëkryes në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (NPK). Qëllimi i NPK-së ishte konsolidimi i kontrollit tërësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi Zonën Operative të Dukagjinit nëpërmjet largimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit të civilëve serbë dhe nëpërmjet keqtrajtimit të civilëve shqiptarë kosovarë, civilëve romë/egjiptianë kosovarë dhe civilëve të tjerë të cilët bashkëpunonin ose konsideroheshin se kishin bashkëpunuar me Forcat Serbe ose se nuk e kishin përkrahur UÇK-në.

Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt nisën një fushatë ushtarake për marrjen nën kontroll të rajonit ndërmjet fshatrave të Gllogjanit dhe Deçanit dhe në veçanti fshatrat Dubravë, Irzniq, Ratishë dhe Dashinoc dhe për largimin e serbëve etnikë nga fshatrat ku jetonin, dhe se ata gjithashtu vazhduan të kryenin sulme kundër kampit të refugjatëve në Baballoq afër Deçanit (ky kamp kishte qenë objekt sulmesh të ngjashme të UÇK-së që nga viti 1997).

Aktakuza gjithashtu deklaron se forcat e UÇK-së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, përfshirë “Shqiponjat e Zeza” nën komandën e drejtpërdrejtë të Idriz Balajt, u ranë në qafë, rrahën ose ndryshe larguan civilët serbë dhe civilë romë/egjiptianë nga këto fshatra, dhe vranë civilët që mbetën pas ose refuzuan të linin shtëpitë, dhe se ata vazhduan të kryenin sulme të ngjashme kundër civilëve serbë, civilëve shqiptarë kosovarë dhe civilëve romë/egjiptianë kosovarë.

Sipas aktakuzës, në mes të majit 1998 u ngrit një objekt i improvizuar burgimi në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Gjatë burgimit, të burgosurve u jepej shumë pak ushqim dhe ujë, rriheshin rregullisht dhe iu nënshtruan formave të tjera të keqtrajtimit fizik dhe iu mohua trajtimi mjekësor për lëndimet e tyre. Një numër të burgosurish në objektin e burgimit të Jabllanicës vdiqën si pasojë e lëndimeve të tyre ose u ekzekutuan me urdhër të të Akuzuarve.

Aktakuza gjithashtu deklaron se gjatë fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit 1998, forcat serbe përkohësisht ripushtuan rrethinën e Gllogjanit, dhe se një ekip serb i mjekësisë ligjore për vendin e krimit  kreu hetime në atë rajon. Ata gjetën 32 kufoma të identifikueshme në rrethinën e kanalit të Liqenit të Radoniqit. Gjithashtu ekipi gjeti dy kufoma në rrugën për në Dashinoc, afërsisht nëntë kilometra prej Gllogjanit.

Aktakuza ngarkon të akuzuarit si më poshtë:

Ramush Haradinaj akuzohet në bazë të përgjegjësisë penale individuale (Neni 7(1) i Statutit) për:

  • Përndjekje (rënie në qafë, torturë,  dëbim ose transferim të dhunshëm të civilëve, vrasje, përdhunim) (krime kundër njerëzimit, Neni 5)
  • Trajtim mizor, vrasje, torturë, përdhunim (shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, Neni 3)

 

Idriz Balaj akuzohet në bazë të përgjegjësisë penale individuale (Neni 7(1) i Statutit) për:

  • Përndjekje (rënie në qafë, dëbim ose transferim të dhunshëm të civilëve, vrasje, përdhunim) (krime kundër njerëzimit, Neni 5)
  • Trajtim mizor, vrasje, torturë, përdhunim (shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, Neni 3)

 

Lahi Brahimaj akuzohet në bazë të përgjegjësisë penale individuale (Neni 7(1) i Statutit) për:

  • Përndjekje (rënie në qafë, dëbim ose transferim të dhunshëm të civilëve, vrasje, përdhunim) (krime kundër njerëzimit, Neni 5)
  • Trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë (shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, Neni 3)
  •   `
  •                                                                                                                    

 

PROCEDURA PARAGJYQËSORE

Më 16 prill 2005 Ramush Haradinajt iu miratua lirimi i përkohshëm me kusht prej 17 deri më 19 prill 2005, për të qenë i pranishëm në varrimin e vëllait të tij në Kosovë.

Më 6 qershor 2005 Ramush Haradinajt iu miratua lirim i përkohshëm. Sipas vendimit të Dhomës Gjyqësore, gjatë periudhës së parë nëntëdhjetëditëshe, Ramush Haradinaj nuk lejohej të bënte asnjë paraqitje publike ose të merrte pjesë në ndonjë veprimtari politike publike.

Në përgjigje të kërkesës së Ramush Haradinajt, Dhoma Gjyqësore në vendimin e saj të 12 tetorit 2005 lejoi Ramush Haradinajn të paraqitet publikisht dhe të merr pjesë në veprimtari politike në Kosovë nën kushte përkatëse.

Më 14 tetor 2005, pas një mocioni të parashtruar nga Prokuroiria, Dhoma Gjyqësore urdhëroi pezullimin e vendimit të saj të 12 tetorit 2005.

Më 16 dhjetor 2005, Dhoma e Apeleve vendosi të pezullonte vendimin e Dhomës Gjyqësore të shqiptuar më 12 tetor 2005, që do të lejonte Ramush Haradinajn "të paraqitet publikisht dhe të marrë pjesë në veprimtari politike publike". Kjo nënkuptonte se kushtet e paraqitura në Vendimin për Lirim të Përkohshëm të Ramush Haradinajt do të vlenin deri në shqiptimin e vendimit të formës së prerë nga Dhoma e Apeleve.

Më 10 mars 2006, Dhoma e Apeleve me shumicë votash lëshoi një Vendim mbi lirimin e përkohshëm të ndryshuar të Ramush Haradinajt, në të cilën hidhej poshtë mocioni i Prokurorisë për anulimin e vendimit të Dhomës Gjyqësore të 12 tetorit 2005, dhe lejohet paraqitja publike e Ramush Haradinajt dhe pjesëmarrja e tij në veprimtari politike.

Ramush Haradinaj u kthye në Njësinë e Paraburgimit të OKB-së më 26 shkurt 2007 për fillimin e gjykimit.

 

GJYKIMI

Gjykimi i Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt filloi më 5 mars 2007. Dhoma Gjyqësore shpalli mbylljen e prosecurave të Prokurorisë më 26 nëntor 2007.

Nga 3 tetori deri më 7 tetor 2007, Ramush Haradinajt iu miratua lirimi i përkohshëm për pjesëmarrje në varrimin e një anëtari të afvrt familjar.

Më 29 nëntor 2007, të tre ekipet mbrojtëse raportuan se asnjë nga ta nuk do të paraqiste ndonje dëshmi.

Ramush Haradinajt dhe lahi Brahimajt iu miratua lirimi i pvrkohshëm nga 21 dhjetori 2007 deri më 4 janar 2008.

Argumentet pvrfundimtare u mbajtën nga 21 deri më 23 janar 2008.

 
AKTGJYKIMI I DHOMËS GJYQËSORE

Dhoma Gjyqësore mori vendiminin e saj më 3 prill 2008. Para se të japë përmbledhjen e përfundimeve të veta, Dhoma Gjyqësore theksoi se „gjatë procesit gjyqësor Dhoma mori dëshmitë e afërsisht 100 dëshmitarëve. Gjithsesi Dhoma hasi në vështirësi të konsiderueshme për marrjen e dëshmive nga një numër i madh i këtyre dëshmitarëve. Shumë individë përmendën frikën si arsye parësore për mosgatishmërinë e paraqitjes para Dhomës për dhënie të dëshmisë. Në lidhje me këtë, Dhoma fitoi përshtypjen e fortë se procesi gjyqësor po zhvillohej në një atmosferë që i bënte dëshmitarët të ndjeheshin të rrezikuar për shkak të një numri faktorësh të parashtruar në Aktgjykim. Për më tepër, palët pranuan se në Kosovë ekzistonte gjendja e paqëndrueshme e sigurisë e cila ishte veçanërisht negative për dëshmitarët. Si pasojë të vështirësive të ndeshura në marrjen e dëshmive, për 34 dëshmitarë u miratuan disa masa mbrojtëse”.

Pasi ka shqyrtuar provat e paraqitura në lidhje me pika të veçanta të Aktakuzës, Dhoma konkludoi se një numër i madh i krimeve të pretenduara u kryen prej ushtarëve të UÇK-së ose prej personave të lidhur me UÇK-në. Në këto krime në veçanti përfshihen keqtrajtimi i personave të mbajtur në shtabin e Jabllanicës. Dhoma konkludoi se ushtarët e UÇK-së në këtë vend ose persona të lidhur me UÇK-në, rrahën egërsisht Dëshmitarin 6, Nenad Remishtarin /Nenad Remištar/, Pal Krasniqin, Skënder Kuqin, Dëshmitarin 3, tre malazezë të paidentifikuar dhe një bosnjak të paidentifikuar. Keqtrajtimi i këtyre personave përbën trajtim mizor dhe në disa raste torturë. Gjithashtu Dhoma konkludoi se dy prej këtyre individëve, Skënder Kuqi dhe Pal Krasniqi, vdiqën si pasojë e keqtrajtimit. Dhoma konkludoi se ushtarët e UÇK-së morën në pyetje dhe keqtrajtuan Novak Stijoviqin /Novak Stijović/ dhe Stanisha Radosheviqin /Staniša Radošević/ jashtë Gllogjanit në prill 1998, pasi të dy personat ishin ndaluar në një postbllok të UÇK-së. Dhoma gjithashtu konkludoi se një ushtar i UÇK-së përdhunoi Dëshmitaren 61 në shtabin e UÇK-së në Irzniq dikur në verë të vitit 1998. Keqtrajtimi i këtyre personave përbën trajtim mizor dhe torturë. Prokuroria i akuzoi tre të Akuzuarit për 30 vrasje ku mbetjet e kufomave të viktimave u gjetën në rrethinën e kanalit të Radoniqit. Mirëpo Dhoma konkludoi se vetëm shtatë prej këtyre vrasjeve mund të vërtetoheshin jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm dhe u kryen prej ushtarëve të UÇK-së. Të vrarët ishin Zenun Gashi, Nurije Krasniqi, Istref Krasniqi, Sanije Balaj, dhe nëna e dy motrat e Dëshmitarëve 19 dhe 4.

Dhoma mori më pak prova për shumicën e vrasjeve të tjera të pretenduara ku mbetjet e kufomave të viktimave u gjetën në rrethinën e kanalit të Radoniqit. Në disa raste, nuk dihej asgjë për rrethanat e zhdukjes së viktimës. Disa mbetje kufomash të gjetura në rrethinën e kanalit të Radoniqit nuk u identifikuan. Edhe vrasjet për të cilat Dhoma mori prova të shumta nuk mund t’i atribuoheshin gjithmonë UÇK-së. Si pasojë, Dhoma nuk mundi të nxjerrë përfundime të një karakteri më të përgjithshëm nga fakti se u gjetën viktima në rrethinën e kanalit të Radoniqit, se kush i kreu krimet dhe cilit grup i përkiste kryesi në rast të një përkatësie të tillë.

Si përfundim, Dhoma konkludoi se ushtarët e UÇK-së kryen veprat e trajtimit mizor, torturës, përdhunimit dhe vrasjes, të formuluara në:

  • Pikën 6,
  • Pikën 14,
  • Pikën 20,
  • Pikën 22, por vetëm në lidhje me vrasjet e Nurije dhe Istref Krasniqit dhe vrasjen e Sanije Balajt,
  • Pikën 28,
  • Pikën 30,
  • Pikën 32, dhe
  • Pikat 36 dhe 37, por vetëm në lidhje me Dëshmitarin 61.

Prokuroria i akuzoi të tre të Akuzuarit për këto krime si pjesëmarrës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale. Synimi i kësaj ndërmarrjeje të përbashkët kriminale të pretenduar ishte konsolidimi i kontrollit të tërësishëm të UÇK-së mbi zonën e Dukagjinit nëpërmjet largimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit të civilëve serbë, dhe të keqtrajtimit të civilëve shqiptarë dhe romë kosovarë, si dhe të civilëve të tjerë të cilët ishin bashkëpunëtorë apo shiheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe apo, ndryshe, nuk përkrahnin UÇK-në. Dhoma konludoi se Prokuroria paraqiti pak prova të drejtëpërsëdrejta lidhur me synimin e përbashkët kriminal të pretenduar. Në vend të kësaj, Prokuroria kërkoi që Dhoma të konkludonte nga provat rrethanore, kryesisht nga provat për krimet e kryera nga ushtarët e UÇK-së, se ekzistonte një ndërmarrje e përbashkët kriminale. Si përfundim, duke marrë parasysh provat e drejtpërsëdrejta dhe provat rrethanore, Dhoma nuk u bind jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm se tre të Akuzuarit morën pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, sipas akuzës.

Të gjithë të Akuzuarit akuzohen, ndryshe, se kryen, planifikuan, nxitën, urdhëruan, apo ndihmuan dhe inkurajuan shumë prej krimeve. Vetëm për dy Pika, Dhoma mori prova të mjaftueshme për t’u bindur jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm për përgjegjësinë individuale penale të një të Akuzuari, Lahi Brahimaj.

Prokuroria pretendoi se me datën 13 qershor 1998 apo rreth kësaj date, ushtarët e UÇK-së arrestuan Dëshmitarin 6 pasi kontrolluan makinën e tij dhe gjetën një armë zjarri. Pas kësaj, sipas Aktakuzës, Dëshmitari 6 u mbajt në shtabin e Jabllanicës ku u rrah rregullisht nga ushtarët e UÇK-së, ndër të cilët edhe Lahi Brahimaj. Në bazë të provave të paraqitura, Dhoma bindet se Dëshmitari 6 u mbajt në shtabin e Jabllanicës për rreth gjashtë javë, duke filluar me 13 qershor 1998 apo rreth kësaj date. Përafërsisht gjatë katër javëve të para, ai u rrah rregullisht nga ushtarët e UÇK-së, gjë që i shkaktoi vuajtje të rëndë fizike dhe lëndime dhe që i la pasoja të përhershme fizike. Përveç kësaj, Dëshmitari 7 dhe Dëshmitari 16 dëshmuan se një komandant në shtab u tha atyre se Dëshmitari 6 ishte dënuar. Komandanti foli me mllef kundër Kryetarit Rugova dhe kundër atyre që nuk luftonin. Dëshmitari 6 vetë dëshmoi se kur u lirua, ai e mori vendimin me shkrim nga Nazmi Brahimaj i cili tha se Dëshmitari 6 do të ndëshohej në rast se e përsëriste gabimin. Në bazë të kësaj dëshmie, Dhoma bindet se ushtarët e UÇK-së e keqtrajtuan Dëshmitarin 6 për ta ndëshkuar. Për këtë arsye, Dhoma përfundon se Dëshmitari 6 ishte viktimë e Trajtimit Mizor dhe Torturës, të kryer nga ushtarët e UÇK-se ose nga persona të lidhur me UÇK-në.

Dëshmitari 6 dëshmoi se Lahi Brahimaj mori pjesë disa herë në rrahjen e tij dhe se, herë pas here, ishte i pranishëm kur u rrah prej të tjerëve. Dëshmitari 6 dëshmoi gjithashtu se Lahi Brahimaj, bashkë me të tjerë, e kishte akuzuar se kishte qenë me serbët dhe kishte spiunuar për ata. Dëshmitari 6 kishte mundësi të mjaftueshme për të vëzhguar Lahi Brahimaj gjatë periudhës përafërsisht katër javore kur rrihej. Për më tepër, Dëshmitari 6 dëshmoi se, gjatë dy-tre javëve më vonë, ai e pa Lahi Brahimajn disa herë në shtabin e Jabllanicës. Dëshmitari 6 dëgjoi se si të tjerët e quanin Lahi apo Maxhup, dhe mësoi se Maxhupi ishte nofka e Lahi Brahimajt. Më vonë, Dëshmitari 6 e njohu Lahi Brahimajn në një fotomontazh të Prokurorisë. Rrjedhimisht, në bazë të kësaj dëshmie në tërësi, Dhoma është e bindur se Lahi Brahimaj mori pjesë personalisht në trajtimin mizor dhe në torturimin e Dëshmitarit 6, dhe përfundon se ai duhet të dënohet për kryerjen e këtyre krimeve.

Për më tepër, Prokuroria pretendon se në korrik të vitit 1998, Dëshmitari 3 u mbajt në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë dhe iu nënshtrua rrahjeve të rënda prej UÇK-së. Dhoma është e bindur se Dëshmitari 3 u nënshtrua rrahjeve nga ushtarët e UÇK-së ose nga persona në lidhje me UÇK-në, të cilat i shkaktuan vuajtje të rëndë fizike dhe se kryesit synonin të shkaktonin vuajtje të tillë. Dhoma bindet gjithashtu se rrahjet e Dëshmitarit 3 synonin ta ndëshkonin për mosdorëzimin e armës dhe ta diskriminonin për lidhjet e tij të pretenduara me serbët. Për këto arsye, Dhoma është e bindur jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm se ushtarë të UÇK-së apo persona të lidhur me UÇK-në kryen trajtim mizor dhe torturë kundër Dëshmitarit 3.

Dhoma përfundoi se roli i Lahi Brahimajt gjatë marrjes në pyetje si dhe pushteti i tij vërtetuan synimin e tij për t’i shkaktuar vuajtje të rëndë fizike Dëshmitarit 3 për ta ndëshkuar se nuk kishte dorëzuar armë dhe për ta diskriminuar për lidhjet e tij të pretenduara me serbët. Për këto arsye, Dhoma përfundon se Lahi Brahimaj duhet të dënohet për kryerjen e Trajtimit Mizor dhe të Torturës sipas Pikës 32.

Për krimet e tjera të kryera në Pikat 6, 20, 30, 36 dhe 37, Dhoma përfundon se Prokuroria paraqiti prova të pamjaftueshme për vërtetimin e përgjegjësisë penale të të Akuzuarve.

Në Pikën 14, Idriz Balaj akuzohet se kreu, planifikoi, nxiti apo ndihmoi në kryerjen e vrasjeve të nënës dhe të dy motrave të Dëshmitarëve 4 dh 19. Shumica përfundoi se nuk kishte prova se Idriz Balaj, në mënyrë të vetëdijshme, mori pjesë apo ndihmoi në kryerjen e ndonje vrasjeje, dukë vënë në dukje në veçanti mungesën e provave se në atë kohë ai ishte në dijeni se u kryen apo do të kryheshin vrasjet. Gjykatësi Höpfel shprehu mendim mospajtues për sa i përket përgjegjësisë penale të Idriz Balajt në ndihmën dhe inkurajimin që dha për vrasjen e motrës “S”.

Më 3 prill 2008, Dhoma Gjyqësore mori vendimin e saj: Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat kundër jush në Aktakuzë. Dhoma Gjyqësore urdhëroi lirimin e tyre.

Lahi Brahimaj u shpall fajtor në bazë të përgjegjësi individuale kriminale për:

  • Trajtim mizor dhe torturë (shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, Nenit 3)

 

Dënimi: gjashtë vjet burgim.

Ditët e kaluara në paraburgim u llogaritën plotësisht si kohë burgimi, kështu që llogariten 1,109 ditë.

STATISTIKAT

Ditët e gjykimit

113

Dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria

81

Prova të Prokurorisë

1044

Dëshmitarë të ftuar nad Mbrojtja

0

Prova të Mbrojtjes

145

 

 

Filloi

5 mars 2007

Argumentet përfundimtare

21-23 janar 2008

Dhoma Gjyqësore I

Gjykatësi Alphons Orie (kryesues), Gjykatësi Frank Höpfel, Gykatësi Ole Bjørn Støle

Avokatët e Prokurorisë

David Re, Gilles Dutertre, Patricia Sellers, Gramsci di Fazio, Anees Ahmed, Katrina Gustafson

Avokatët e Mbrojtjes

Për Ramush Haradinajn: Ben Emmerson, Rodney Dixon, Conor Gearty dhe Michael O’Reilly
Për Lahi Brahimajn: Richard Harvey, Paul Troop
Për Idriz Balajn: Gregor Guy-Smith

Aktgjykimi

3 prill 2008

 

ÇËSHTJET E TJERA QË NDERLIDHEN
nga rajoni gjeografik

LIMAJ E TË TJERË (IT-03-66)

MILOSHEVIQ (IT-02-54) “KOSOVË, KROACI & BOSNJË”

MILUTINOVIQ E TË TJERË (IT-05-87) “KOSOVË”

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

I lindur

3 korrik 1968 në Gllogjan, Kosovë

Aktakuza

Fillestare: 4 mars 2005, u publikua më 10 mars 2005; u ndryshua më 25 tetor 2006; e rishikuar e ndryshuar për herë të dytë: 12 janar 2007; e tretë e ndryshuar: 5 shtator 2007; e katërt e ndryshuar: 15 tetor 2007

U dorëzua

9 mars 2005

U transferua në TPNJ

9 mars 2005

Paraqitja e parë dhe paraqitjet e tjera

14 mars 2005, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat; 1 mars 2007 u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat

Vendimi i Dhomës Gjyqësore

3 prill 2008, u shpall I pafajshëm dhe u lirua


Idriz Balaj

Idriz Balaj

I lindur

23 gusht 1971 në Gllarevë, komuna e Klinës, Kosovë

Aktakuza

Fillestare: 4 mars 2005, u publikua më 10 mars 2005; u ndryshua më 25 tetor 2006; e rishikuar e ndryshuar për herë të dytë: 12 janar 2007; e tretë e ndryshuar: 5 shtator 2007; e katërt e ndryshuar: 15 tetor 2007

U dorëzua

9 mars 2005

U transferua në TPNJ

9 mars 2005

Paraqitja e parë dhe paraqitjet e tjera

14 mars 2005, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat; 1 mars 2007 u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat

Vendimi i Dhomës Gjyqësore

3 prill 2008, u shpall I pafajshëm dhe u lirua


Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj

I lindur

26 janar 1970 në Jabllanicë, komuna e Gjakovës, Kosovë

Aktakuza

Fillestare: 4 mars 2005, u publikua më 10 mars 2005; u ndryshua më 25 tetor 2006; e rishikuar e ndryshuar për herë të dytë: 12 janar 2007; u ndryshua për herë të tretë: 5 shtator 2007; u ndrshua për herë të katërt: 15 tetor 2007

U dorëzua

9 mars 2005

U transferua në TPNJ

9 mars 2005

Paraqitja e parë dhe paraqitjet e tjera

14 mars 2005, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat; 1 mars 2007 u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat

Vendimi i Dhomës Gjyqësore

3 prill 2008, u dënua me gjashtë vjet burgim